Nesër do të lexoni/ Fundi i epokës së lavdishme të antibiotikëve është afër

525
Zbulimi i antibiotikëve u quajt “druga çudi.” Ato revolucionarizuan kujdesin mjekësor dhe zgjeruan pritshmërinë e jetëgjatësisë. Gjysma e antibiotikëve që përshkruhen edhe, sot janë zbuluar dhe prodhuar midis viteve 1950 deri 1960. Ato patën sukses dhe ndihmuan në shërimin dhe eliminimin e shumë sëmundjeve disa prej të cilave vdekjeprurëse. Por përdorimi pa kriter i tyre, aplikimi i të njëjtëve antibiotikë si për qëllime humane ashtu edhe për ato veterinere na çuan në gjendjen e sotme për të bërë pyetjen që a mundet edhe një infeksion i zakonshëm të na çojë deri në vdekje? Gjithnjë dhe më shpesh pjesa më e madhe e sëmundjeve nuk po mjekohen nga aplikimi i antibiotikëve dhe në qoftë se nuk merren masa shpejt mund të gjendemi përpara një bombe me sahat e cila ka kohë që ka filluar të punojë. Një infeksion i lehtë ose një plagë e thjeshtë,mund të na çojë në vdekje dhe kjo nuk është diçka e largët por sigurisht shumë e afërt paralajmërojnë mjekët. Simbas tyre antibiotikët ky sukses i disa dhjetëvjeçarëve përpara që na bëri të jetojmë më gjatë. Shumë shpejt mund të jetë pa efekt. Pra lind pyetja: Si do jetë era pas antibiotikëve: Bota po drejtohet në erën pas antibiotike thotë Dr. Kejdxho Fukuda nd/drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (O.B.SH.)…
Për më shumë nesër në Gazetën Telegraf
Sigal