Nëse vuani nga këto probleme në organizëm, pini lëng limoni në vend të ilaçeve

704
Limoni është një frut që ka përdorim të gjerë, po ashtu ai mund të përdoret dhe si medikament. Pirja e një gote me lëng limoni është nga ritualet më të shëndetshme të mëngjesit. Lëngu i limonit është antioksidant i mahnitshëm dhe është i mbushur me vitamina B, C, kalium, karbohidrate, dhe komponentë tjerë të shëndetshëm.
Konsumimi i rregullt i lëngut të limonit e forcon sistemin e imunitetit, e përmirëson sistemin e tretjes, e zvogëlon urinë, stimulon humbjen e peshës..
Prandaj, disa ekspertë të mjekësisë alternativës e rekomandojnë konsumimin e lëngut të limonit për t’i trajtuar disa probleme shëndetësore. Këto probleme shëndetësore janë.
Aknet
Uji me lëng limoni e parandalon shfaqjen e akneve dhe i zvogëlon efektet acidike. Mjafton ta pastroni fytyrën me një limon të shtrydhur dhe do t’i vëreni efektet.
Gurët në veshka
Kaliumi e rrit nivelin e citratit në urinë, gjë që e parandalon formimin e oksalateve.
Ndikon në humbjen e peshës
Vitaminat në limon e rregullojnë sheqerin në gjak. Ky frut është i pasur me pektin, fibër i cili ndihmon në kontrollimin e urisë. Lëngu i limonit e përmirëson sistemin e tretjes, etj.
Përveç këtyre, lëngu i limonit është i mirë edhe për forcimin e thonjve, trajtimin e gripit, i liron dhimbjet e muskujve pas një sesioni të vështirë me ushtrime fizike, etj.
Kujdes! Nëse keni premisa për çrregullime në stomak nuk duhet ta konsumoni esëll pasi rrit aciditetin.
Sigal