Nëse ushqeheni mirë në mëngjes, mund të humbni peshë

619
Ushqimet e mëngjesit janë ushqimet më të mira, dhe këtë mund t’ua dëshmojë secili person që nuk e shmangë shujtën e mëngjesit.

Hulumtimet e reja nga një studim shtatëvjeçar sugjerojnë se duke e bërë shujtën e mëngjesit si shujtë kryesore të ditës, ju do të keni peshë më të shëndetshme.

Më shumë se 50000 pjesëmarrës të këtij studimi ishin monitoruar përmes anketimeve të ndryshme, ndërsa të dhënat e tyre ishin analizuar nga hulumtuesit.

Studimi ka zbuluar se duke mos e shmangur shujtën e mëngjesit, dhe duke ngrënë më shumë në mëngjes sesa në dy shujtat tjera të ditës, ju do të keni një reduktim të indeksit të masës trupore (BMI-së).
Sigal