Mpiksjet e gjakut janë një masë si xhel i gjakut. Nëse krijohen pas një prerje apo aksidenti të lehtë, ato janë të mira sepse ndalojnë hemorragjinë. Por, disa mpiksje gjaku formohen brenda venave për shkaqe jo të mira dhe nuk shpërbëhen në mënyrë natyrale. Mund të duhet ndërhyrja e mjekut, sidomos nëse mpiksja është formuar në këmbë ose pjesë edhe më kritike, si mushkëri dhe tru. Një sërë gjendjesh mund të shkaktojnë këtë lloj të mpiksjes së gjakut.

Mpiksjet e gjakut formohen kur platelet (komponentë të gjakut) dhe proteinat e plazmës trashen, duke formuar një masë gjysmë të fortë. Ky proces mund të nxitet nga një aksident ose mund të shfaqet brenda enëve të gjakut.

Me t’u formuar këto mpiksje, ata mund të kalojnë në pjesë të tjera të trupit, duke rrezikuar shëndetin. Faktorët dhe gjendet shëndetësore që mund të shkaktojnë mpiksje gjakut janë:

Sindroma antifosfolipid

Arterioskleroza/ arteroskleroza

Ilaçe të caktuara, si kontraceptivët oralë dhe ilaçet për terapi hormonale

Tromboza e thellë venoze

Histori familjare të mpiksjeve të gjakut

Aritmi të zemrës (probleme me ritmin me zemrën)

Atak të zemrës

Obezitet

Sëmundja periferale të arterieve

Shtatzëni

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Embolizmi pulmonar (mpiksje të gjakut në një arterie në mushkëri)

Duhanpirja

Goditje në tru

Operacion

4 shenjat që paralajmërojnë për mpiksje të gjakut – faktorët e riskut

Ënjtja

Nëse mpiksja zhvillohet ngadalë ose ndalon rrjedhjen e gjakut, mund të shkaktojë ënjtje të enëve të gjakut. Nëse shfaqet në këmbë ose pulpë, shpesh është shenjë e trombozës së thellë të venave. Mund të keni mpiksje gjaku edhe në krahë ose bel. Edhe nëse mpiksja largohet, një në tre njerëz kanë përsëri ënjtje dhe ndonjëherë dhimbje dhe plagë nga dëmtimi i enëve të gjakut.

Ngjyra e lëkurës

Nëse mpiksja bllokon venat në duar ose këmbë, lëkura fillon të mavijoset dhe të marrë një ngjyrë si të kuqe me hije blu. E gjithë lëkura e trupit gjithashtu ndryshon ngjyrë nga dëmtimi i përgjithshëm i enëve të gjakut. Embolizmi pulmonar në mushkëri mund të shkaktojë gjithashtu zbehje të lëkurës, mavijosje dhe ndjesi të ftohti.

Dhimbje

Dhimbja e papritur, intensive e kraharorit mund të paralajmërojë për zhvillim të embolizmit pulmonar ose mund të jetë shenjë e një ataku në zemër si pasojë e bllokimit të arteries nga mpiksja e gjakut. Mund të keni dhimbje edhe në krahë, sidomos në të majtin. Dhimbja është më e madhe në vendin ku është formuar mpiksja, si për shembull në këmbë, stomak ose poshtë fytit.

Probleme me frymëmarrjen

Është një simptomë shumë e rëndë që mund të paralajmërojë për mpiksje të gjakut në mushkëri ose zemër. Mund të keni gjithashtu rrahje të shpejta zemre, djersitje të shumtë ose gjendje të fikëti.

Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse përjetoni këto simptoma:

Kollë me gjak

Rrahje të shpejta zemre

Marramendja

Vështirësi dhe dhimbje kur merrni frymë

Dhimbje të krahasorit

Dhimbja përhapet në krahë, shpinë ose nofulla

Keni si dobësi ose mpirje të fytyrës, krahëve ose këmbëve

Vështirësi në të folur ose kuptuar (afazia)

Ndryshime të papritura në shikim

Konsultoheni me mjekun nëse zhvilloni këto shenja në një pjesë ose të gjithë krahun ose këmbën:

Ënjtje

Skuqje

Dhimbje