Nëse keni lëkurë fytyre problematike përdorni vetëm këtë vitaminë

523
Sigal

Lëkura e fytyrës është shumë delikate dhe ka nevojë për produkte me pH të ulët. Vitamina C është një përbërës shumë i dobishëm për lëkurën tuaj, veçanërisht kur kombinohet edhe me përbërës të tjerë si sheqer kaf, mjaltë apo vaj esencial. Kjo maskë është ideale për një fytyrë problematike me puçrra.
Mjalti është antibakterial dhe ndihmon në zhdukjen e puçrrave, ndërkohë vitamina C balancon pH e fytyrës. Vaji i livandos është anti-inflamator dhe rekomandohet për fytyrat problematike, duke e zbutur lëkurën dhe duke reduktuar inflamacionin.
Përbërësit:
1 lugë çaji mjaltë
1/2 lugë çaji sheqer kaf
1/2 lugë çaji vitaminë C pluhur
1-2 pika vaj esencial livando
Udhëzime:
Shtoni në një enë të gjithë përbërësit dhe përzejini së bashku që të formoni një masë homogjene.
Aplikojeni atë në fytyrë me lëvizje të buta rrethore për rreth 1 deri në 2 minuta.
Lëreni të veprojë për 5 deri në 45 minuta (varësisht kohës që keni në dispozicion.) Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni atë me një peshqir të thatë.
Mund ta përsërisni disa herë brenda muajit këtë maskë për të parë efektet që ka në zhdukjen e puçrrave të fytyrës.