Nëse doni të humbisni peshë mos i hiqni këto ushqime nga dieta ditore

642
Shpeshherë kur njerëzit mbajnë dieta nisin edhe të reduktojnë konsumimin e bukës dhe të makaronave. Kjo pasi mendohet se karbohidratet janë shkaktarët kryesorë të shtimit në peshë. Nëse edhe ju keni vepruar në këtë mënyrë duke eleminuar këto produkte nga dieta juaj, atëherë është koha të mësoni se keni vepruar gabim.
Këta përbërës të konsumuar në sasinë e duhur janë të nevojshme për të pasur një gjendje të mirë shëndetësore, dhe në të njëjtën kohë një formë të mirë fizike. Sekreti i humbjes në peshë nuk është të heqësh dorë nga këto 2 produkte, duke i zëvendësuar me mish, fruta apo perime.
Nëse ju mbani për një kohë të gjatë një dietë të varfër me karbohidrate dhe të pasur me proteina kafshësh dhe sheqerna, kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Sipas një studimi të botuar në Annals of Internal Medicine, ku janë studiuar kushtet shëndetësore të 130 mijë njerëzve, që kanë zgjedhur këtë model ushqimi, ka rezultuar se ato preken më lehtë nga tumoret apo problemet kardiake.
Karbohidratet janë shumë të rëndësishme për organizimin tonë, pasi ato e furnizojnë atë me energjinë e nevojshme për të funksionuar në mënyre të rregullt dhe për të kryer funksione të tjera teper te rëndësishme për trupin tonë.
Sigal