Sigal

Depilimi është i pashmangshëm për të gjitha femrat, sidomos në stinën e verës kur gjithçka duam është të dukemi bukur. Me siguri shumë nga ju kanë zgjedhur depilimin me dyll për të pasur rezultate më të mira dhe afatgjata. Përveçse është shumë e dhimbshme, kjo metodë ka edhe efekte të tjera negative si psh. irritimi i lëkurës. Por së fundmi po promovohet një metodë natyrale që është më pak e dhimbshme dhe nuk lejon acarimin e lëkurës.

Rezultate imazhesh për sugaring wax

Gjithçka duhet të bëni është të formoni një pastë me bashkimin e sheqerit, ujit dhe lëngut të limonit. Aplikojeni në lëkurë me gishta ose me ndihmën e një spatule, në anën e kundërt me drejtimin e rritjes së qimeve. Lëre për disa sekonda dhe tërhiqe në drejtimin e rritjes së qimeve.

Imazh i ngjashëm

Kjo mënyrë mund të përdoret në të gjithë trupin pa përjashtim. Ndërsa për dhimbjen ju sigurojmë se nuk është aq e madhe sa ajo që krijohet nga depilimi me dyll.