Nervi shiatik, kurat popullore kundër dhimbjes

1480
Nervi shiatik haset më tepër në moshën aktive, te të rinjtë që punojnë në profesione që kërkojnë ngritje peshash, të tilla si ndërtim, ngarkim-shkarkim, por dhe ata që bëjnë ecje të gjata në këmbë dhe qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë. Kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje e rasteve te personat, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të palëvizur, siç mund të jetë përpara kompjuterit, timonit, makinës qepëse me orë të tëra. Preken më tepër meshkujt, megjithatë është rritur dhe numri i femrave, kryesisht tek amvisat që bëjnë punë në ambientet e shtëpisë me ngritje peshash, etj. Sëmundja manifestohet me dhimbje të forta në fund të kolonës lumbare, të cilat në pjesën më të madhe janë dhimbje të menjëhershme dhe i sëmuri ankohet me shprehjen: këputa mish. Shpesh herë para kësaj dhimbjeje referohen ngritje peshe jashtë forcës së tyre.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal