Nëntë vende tinëzare, ku qelizat kancerogjene fshihen

520
Sigal

Nëntë vende tinëzare ku qelizat kancerogjene fshihen

Kanceri në lëkurë është kanceri më i shpeshtë në të gjithë trupin. Çdo vit, ka më tepër kancer të lëkurës se sa grumbullimi i kancereve të gjirit, prostatës, mushkërive dhe zorrës së trashë.

Skalpi – lëkura e kokës

Melanoma e skalpit dhe e qafës ka rrezik më të madh të mortalitetit specifik të melanomës në krahasim me melanoma në pjesët tjera të trupit.

Qepallat – kapakët e syrit

Pesë deri në dhjetë përqind e kancereve të lëkurës paraqiten në qepalla. Pyesni mjekun tuaj që bëjë një kontroll.

Prapa veshëve

Edhe nëse keni flokë të gjatë, veshët tuaj (të cilët janë shpesh të lënë anash) kanë nevojë për krem kundër diellit.

Goja

Nëse keni një plagë/ulcerë që zgjatë mbi dy javë, kontrolli nga dermatologu apo stomatologu juaj.

Nën sqetulla dhe nyjet limfatike

Kur melanoma metastazon (shpërndahet), së pari paraqitet këtu.

Prapanicë

Edhe pse nuk ndiheni të rehatshëm për ta kontrolluar këtë pjesë, duhet ta bëni.

Ijët – pjesa e poshtme e barkut

Nëse dermatologu juaj nuk e kontrollon këtë pjesë, atëherë pyesni. Nëse i duket i mundimshëm, gjeni një mjek tjetër.

Në mes të gishtave të këmbëve

Njëri ndër vërtetimet që marrim rrezatim diellor çdokund dhe kudo. Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me melanoma të shputave vdesin brenda 5 vitesh.

Nën thonj

Shkoni në kontroll pa ngjyra apo shkëlqime në thonj në mënyrë që mjeku juaj ta kontrollon atë pjesë.

 

Ja si mund ta forconi sistemin e imunitetit brenda 15 sekondave! 

 

Ka shumë njerëz të cilët ballafaqohen me gripat e zakonshëm – arsye shumë e fortë për ta forcuar sistemin e imunitetit. Fatmirësisht, profesori rus Sergei Bubnovskiy ka shpikur një teknikë të re e cila bën t’i hiqni qafe të gjitha sëmundjet brenda një kohe shumë të shkurtër. Ai pohon se nëse i zhytni këmbët në ujë të ftohët për 10 deri në 15 sekonda pasi të ktheheni në shtëpi nga puna, kjo do t’ua përforcojë sistemin e imunitetit dhe do t’ju bëjë gati për luftën kundër gripave, transmeton Telegrafi.

Ndiqni këto hapa:

Fillimisht mbusheni një legen me ujë të ftohët dhe pastaj shtoni aq më shumë akuj që mundeni. Pas kësaj, zhytni këmbët në ujin e ftohët dhe mbani ashtu për 10 deri në 15 sekonda. Për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, sigurohuni që këtë metodë ta përsëritni çdo natë para se të shkoni në shtrat. Kjo metodë është tejet e mirë për personat me sistem të dobët të imunitetit. Universiteti i Virginias ka kryer një studim i cili tregon se uji i akullt e rigjallëron formacionin e norepinefrinave – i cili është hormon si adrenalina. Përveç këtyre, uji i ftohtë ndihmon edhe në muskuj, kontribuon në lëkurë më të shëndetshme, flokë më të ndritshëm dhe e lufton depresionin.

 

 

Trajtoni këmbët e ënjtura me majdanoz


 Shumë njerëz vuajnë nga këmbët e fryra, të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë dietë jo të shëndetshme, qarkullim të dobët të gjakut, mbipeshë, cikli menstrual dhe shtatzënia. Mjekësia popullore ka pafund mënyra trajtimi të tyre, ndër të cilat është edhe majdanozi. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm dhe është shumë i njohur për aftësinë e tij për të nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta të trupit. Pirja e këtij çaji ju ndihmon në heqjen e ënjtjeve në këmbë, për shkak që këto barishte përmbajnë shumë ushqyes. Gjithashtu, një nga vetitë shëruese të majdanozit është se ju lejon që të urinoni më shpesh, duke ju mundësuar kështu që t’i hiqni lëngjet që akumulohen në këmbët tuaja.

Përbërësit:

▪ 5 lugë gjelle majdanoz

▪ 500 ml ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere shtoni ujin dhe vëreni të vlojë në temperaturë të lartë.

Priteni majdanozin në copa të vogla dhe hidheni në tenxheren me ujë.

Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta shtesë. Largojeni më pas nga zjarri dhe lëreni të ftohet për rreth 20 minuta. Konsumojeni në formën e çajit tre herë në ditë. Ju mund të shtrydhni gjithashtu një fetë limon në të, për një shije më të mirë. Graviteti tërheq poshtë lëngjet tek këmbët, dhe ato bymehen. Kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme dhe të pakëndshme. Prandaj është e rekomandueshme që kur jeni të shtrirë të vendosni një jastëk nën këmbë dhe t’i lini këmbët në një lartësi më të madhe se zemra. Rezultatet pozitive do të jenë të dukshme shumë shpejt dhe të gjitha problemet me këmbët tuaja do të zhduken si me magji.