Në mëngjes, mollët janë më të mira se kafeja

636
Megjithëse mollët dhe kafeja kanë kimikate krejtësisht të ndryshme, të dyja konsiderohen si elementë të fortë që mund të na nxjerrin gjumin në mëngjes.
Një filxhan kafeje mesatare përmban rreth 100 miligramë kafeinë. Nuk përmban kalori apo yndyrë përveçse nëse shtohet sheqeri ose kremi. Kafeina vepron si stimulues për sistemin nervor qendror dhe përshpejton qarkullimin tuaj të gjakut dhe aktivitetin e trurit. Megjithatë, ajo gjithashtu ka efektet e veta anësore. Njerëzit shpesh përjetojnë simptoma të tërheqjes nëse nuk e pijnë kafenë në kohë.
Mollët, nga ana tjetër, nuk përmbajnë kafeinë, por kanë rreth 13 gramë fruktozë, një sheqer natyral. Kjo stimulon lëvizjen e gjakut, aktivitetin e trurit dhe energji në trup, duke jua nxjerrë gjumin. Përveç kësaj, mollët gjithashtu përmbajnë vitamina dhe antioksidantë që janë të dobishëm për shëndetin tuaj. Ndryshe nga kafeja, nuk ka simptoma të tërheqjes të lidhura me mollët, gjë që i bën ato një alternativë të shëndetshme për zgjimin në mëngjes.
Sigal