Ndikimi negativ i vapës në këtë stinë të nxehtë

481
Neurologu italian Rosario Sorrentino, drejtor i “Istituto di ricerca e cura degli attacchi di panico” në Romë, shpjegon se kushtet meteorologjike, veçanërisht ato të nxehta shkaktojnë stres, kjo pasi truri e ka më të vështirë për të kontrolluar sjelljen, si pasojë e acarimit nga i nxehti.
Sipas tij kjo situatë është kalimtare dhe njerëzit qetësohen, sapo bien në kontakt me një ambient të freskët dhe kur relaksohen. Gjatë kësaj krize agresiviteti, ai shprehet se shfaqet takikardi, dhimbje në kraharor, dridhje trupi, marrje mendsh, boshllëk etj. 
Gjithashtu edhe frymëmarrje e shpeshtë dhe e shkurtër, humbje kontrolli, ankth, frikë dhe dëshirë e shfrenuar për të sulmuar të tjerët. Këto janë edhe ndër arsyet, për të cilat rekomandohet që të shmanget dalja në orët e pikut të vapës.
Sigal