Sigal

Të gjithë kemi ditë kur ndihemi jashtëzakonisht të lodhur dhe të përgjumur dhe kuptojmë se as 4 filxhanë me kafe nuk mund të na bëjnë gjë. Por energjinë mund ta fitoni nëpërmjet karbohidrateve, sepse ato janë të përbëra nga glukoza që është burimi kryesor i trupit për energji. Më poshtë do të gjeni disa kombinime ushqimesh që do u japin energji të renditura nga “Health Magazine”.

Mollë dhe gjalpë kikiriku

Është kombinimi perfekt, sepse është ushqim i shëndetshëm dhe jep shumë energji.

Kos grek dhe fruta pylli

Kosi grek është i pasur në proteina dhe mund ta shoqëroni me fruta pylli që kanë shumë fibra dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Një gjysmë me fruta të thata

Duke qenë se frutat e thata kanë shumë kalori, duhet të konsumoni gjysmë tasi për të marrë energji.

Djathë kaçkavall dhe dardhë

Dardhët kanë shumë sheqer, por janë të pasura në fibra. Për të fituar energji duhet të konsumoni dardhët me djathë kaçkavall që ka sasi të ulët yndyre.

Kokoshka pa yndyrë

Kokoshkat kanë shumë karbohidrate në përbërje dhe fibra që rrisin nivelin e energjisë. Mund të shtoni dhe pak kikirikë të copëtuar.