Ndërhyrje në ADN-në e njeriut për të eliminuar sëmundjet

613
Për herë të parë në histori, në ADN-në e njeriut është kryer “kirurgji kimike”, për të eleminuar sëmundjet. Ekipi i Universitetit “Sun Yat-sen” përdor një teknikë të quajtur redaktimi bazë për të korrigjuar një gabim të vetëm nga tre miliardë genet e kodit tonë gjenetik.
Ata ndryshuan embrionet laboratorike për të hequr sëmundjen e talasemisë. Ekipi thotë se kjo teknikë mund të trajtojë një ditë një sërë sëmundjesh të trashëguara. Redaktimi bazë ndryshon 4 bazat e ADN-së, adeninën, citozinën, guaninën dhe timinën.
Të gjitha udhëzimet për ndërtimin dhe drejtimin e trupit të njeriut janë koduar në kombinime të këtyre katër bazave.
Sigal