Myshku në vend të kanabisit?

2932
Sigal

Myshqet janë bimë shumë të përhapura në natyrë. Ato rriten zakonisht në tokë të baltosur, por shumë shpesh gjenden në moçale, pyje, ujëvara, shkëmbinj me lagështirë, etj.

Në Zvicër, çaji i pazakontë i myshkut është marrë në studim. Substanca kryesore që përbën myshkun është shitur në internet si një drogë e ligjshme, shkruan prtali enauka.mk

U zbulua se përbërësi aktiv i myshkut ka ngjashmëri apo edhe më i efektshëm në lehtësimin e dhimbjeve dhe si anti inflamator se sa tetrahydrocannabinol (i njohur edhe si THC) që gjendet tek kanabisi.

Historia nis kur një lloj myshku tenton të kthehet në një mundësi potenciale për të zëvendësuar kanabisin mjekësor.

Në vitin 1994, japonezi  Yoshinori Asakava zbuloi se si një specie e rrallë e myshkut (Radula perrottetii) prodhon një substancë natyrale zëvendësuese(PET).

Shkencëtarët në Universitetin e Bern po hetojnë mbi efektet e Pet dhe ngjashmërinë me kanabisin.

“Është e mrekullueshme se si vetëm dy specie nga bimët, prodhojnë psikoaktiv kanabinoids”, thotë autori i studimit Jurg Gerts.

Në studim, të publikuar nga ‘Science Advances’, u testuan disa minj. Një grupi iu injektua PET dhe tjetrit THC.

PET aktivizoi menjëherë receptorët e kanabinoidit në trurin e minjve të testuar.

Gjithashtu u vu re se kishte më shumë fuqi anti inflamatore se THC.

Në anën tjetër, receptorët kanabinoid që lidhen me euforinë, nuk u aktivizuan, siç ndodh me THC.

“Kjo substancë natyrale ka një efekt psiko aktiv më të dobët dhe në të njëjtën kohë mund të ndalojë proceset inflamatore në tru”, shpjegon Andrea Chica nga Instituti Biokimik dhe Mjekësisë Molekulare në Bern.

Shkencëtarët shpresojnë se puna e tyre do të hapë rrugën për përdorimin terapeutik të PET, në të njëjtën mënyrë që përdoret THC  për të kuruar disa sëmundje kronike.