Mungesa e gjumit është shumë e dëmshme për femijët

506
Shkencëtarët amerikanë dalin në përfundim se fëmijët të cilët flenë më pak janë më të rrezikuar për shëndoshje. Ndërkohë që studime të ndryshme të realizuara më parë tregonin se mungesa e gjumit e trashjes tek të rriturit dhe dukshëm zvogëlon aftësitë njohëse tek fëmijët. Ky studim, i cili u drejtua nga dr. Elsie Taveras, zbulon se sasia e mjaftueshme e gjumit u duhet më shumë fëmijëve se të rriturve për shkak se trupat e tyre janë në zhvillim. Dr. Taveras deklaroi: “Disa studime kanë treguar se sasia e mjaftueshme e gjumit tek fëmijët është e rëndësishme vetëm qysh në një moshë të caktuar, ndërsa me këtë studim kemi vërtetuar se fëmijët, pavarësisht nga mosha, duhet të flenë mjaftueshëm”. Studiuesit, studimi i të cilëve zgjati gjashtë vite, e kanë studiuar shëndetin dhe peshën e fëmijëve të moshës 1, 2, 4, 5 dhe 6 vjeç. Çdo vit ata matën të gjithë parametrat e nevojshëm për diagnozën e trashësisë, duke përfshirë indeksin e masës trupore, perimetrin e belit, përqindjen totale të indeve dhjamore, përqindjen e indeve dhjamore viscerale dhe përqindjen e masës muskulore.

Nënat e plotësuan pyetësorin i cili përmbante pyetje në lidhje me dietën, aktivitetin fizik dhe sasinë e gjumit të fëmijëve. Hulumtuesit morën parasysh sasinë e gjumit gjatë pasdites dhe gjatë natës. Kur i analizuan të gjitha të dhënat, ata arritën në përfundimin se fëmijët të cilët flenë më së paku, kanë rrezikun më të lartë të trashjes, dhe atë qysh në moshën 7-vjeçare. Shkencëtarët theksojnë se fëmijët në moshë 6-mujore deri në 2-vjeçare duhet të flenë të paktën 12 orë në ditë. Fëmijët e moshës 3 deri 4-vjeçare duhet të flenë të paktën 10 orë në ditë, në moshën 5 deri 7-vjeçare të paktën 9 orë në ditë. Shkencëtarët gjithashtu erdhën në përfundim se fëmijët në familjet me gjendje më të dobët financiare dhe me arsim më të vogël shpesh flenë shumë pak. Mungesa e gjumit mund ta pengojë në mënyrë të konsiderueshme ndërtimin e trupit, ta nxitë lirimin e tepruar të hormoneve të urisë, ta zvogëlojë dëshirën për aktivitet fizik dhe ta rritë dëshirën për ushqim.
Sigal