Sigal

Zgjidhni një grup ushqimesh të pasur me vitamina të grupit B, omega 3, acid folik dhe triptofani nuk është vetëm për të mirën e organizmit. Për të mundur ankthin, në fakt, zgjedhjet e duhura në ushqim nuk luajnë një rol të dorës së dytë. Duke parë ritmet frenetike të jetës së sotme duhet të dimë se cilët janë ushqimet anti-stres që kontribuuojnë për të ruajtur nivelet e sheqerit në gjak si dhe për të furnizuar trupin me antioksidantë. Janë të shkëlqyer frutat dhe perimet, sidomos ato me ngjyrë të fortë. Por kjo nuk duhet lënë me kaq: Në karrocën e shpenzimeve, kush dëshiron të mundë stresin në mënyrë inteligjente, përveç një diete të pasur dhe të shëndetshme duhet të ketë parasysh dhe disa elementë të tjerë. Dhe mes tyre sigurisht nuk janë ëmbëlsirat, hamburgerët, patatinat… as alkooli apo kafeina. Së pari ndjenja e fajit e kapërcen kënaqësinë e shijimit të këtyre ushqimeve dhe së dyti nuk ndihmojnë aspak në uljen e stresit pasi sidomos në rastin e kafeinës, prodhohet serotonina e cila shton ndjesinë e irritimit.

Gjithsesi ja një listë e vogël e ushqimeve antistres, ta keni në dorë…

1. Avokado
2. Asparaga
3. Qumështi
4. Bajamet
5. Salmoni
6. Boronicat
7. Lëngu i portokallit
8. Arrat e indisë
9. Arrat
10. Thjerrëzat
11. Stikat
12. Vezët
13. Midhjet