Mollët dhe mjalti ju kthejnë fuqinë

588
Sigal

Çdo
dietolog ka njohuri për veprimin dhe efikasitetin e mjaltit në rastet e shumë
sëmundjeve të zemrës, veshkave, stomakut dhe zorrëve, ndërsa mollët që nga
kohët e lashta janë shumë të vlerësuara si mjet i shkëlqyeshëm shërues.

 

Pasi
që përmbajnë sasi të bollshme të materieve shëruese, mollët dhe mjalti kanë
veprim pozitiv për gjumë dhe tretje të mirë, çka është shumë e rëndësishme jo
vetëm për të sëmurët, por edhe për personat e shëndoshë.

 

Kur
i sëmuri refuzon çdo ushqim që i ofrohet, në shumë raste me shumë qejf do ta
marrë kombinimin e mollëve dhe mjaltit. Kjo përzierje është eliksir i vërtetët
i shëndetit dhe bombë energjetike, e cila është e dobishme për forcimin e
organizmit të sëmurë dhe të lodhur. Ja disa receta të dobishme.

 

Pije
e ftohtë nga mjalti dhe molla

Pastroni
një mollë të madhe nga farat dhe preni imët. Shtoni lëng të freskët portokalli
të shtrydhur, ëmbëltojeni mirë me mjaltë dhe gjatë ditës kohë pas kohe jepjani
të sëmurit nga një lugë.

 

Sallata
nga molla me mjaltë

Disa
mollë më të mëdha i preni imët dhe i përzieni me lëngun e portokallit dhe
limonit, duke shtuar 3-4 lugë mjaltë dhe nga kjo bëni krem. Nëse kësaj i
shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme. Sipas
dëshirës mund të shtohet shllag ose ajkë.

 

Molla,
mjalti dhe qulli i tërshërës

Përzierja
e mollëve të ziera, e qullit të tërshërës (bollgur), mjaltit, vaniljes dhe një
gotë jogurti. E gjitha përzihet derisa nuk të fitohet pamja e shllagut. Ky
është ushqim veçanërisht i pasur për fëmijët dhe mund të përdoret edhe për
lyerjen e bukës.