Mollë, limon dhe kanellë, magjike për dobësim të shëndetshëm

87
Bëhet fjalë për ujin, kanellën, mollën dhe limonin, një përzierje e cila mund të bëhet bëhet në më pak se 20 minuta. Para së gjithash, këto trajtime natyrore gjtihmonë duhet të shoqërohen me një mënyrë jetese të shëndetshme.
Ju nevojitet:
1 litër ujë , 2 mollë jeshile, 2 shkopinj kanellë, 1 limon
Për të përgatitur këtë ilaç natyral zgjidhni dy mollë jeshile dhe lajini mirë. Pritini në feta të holla pa ua qëruar lëkurën dhe lërini diku mënjanë.
Shtrydhni lëngun e limoni dhe shtojeni atë në një litër ujë të cilin e keni bërë gati më përpara.
Më pas shtoni në të edhe fetët e mollës me shkopinjtë e kanellës.
Vendoseni në frigorifer për disa orë ose mund t’a lini edhe gjithë natën në mënyrë që kanella, molla dhe lëngu i limonit t’i nxjerrin të gjitha vlerat ushqyese të tyre.
Ditën tjetër dhe në vazhdim, pini nga ky ujë me këto përbërës para çdo vakti. Do të shihni se sa mirë dhe të lehtë do ta ndjeni trupin tuaj gjatë gjithë ditës.