Mjekja tregon se cila është dieta më e përshtatshme gjatë verës

508
Sigal

Shkencëtarët zbulojnë mënyrën sesi mund të kontrollojnë ‘centralin’ e urisë në tru. Ata besojnë se shumë shpejt do të mund të jenë në gjendje të kthejnë oreksin tonë në “on” ose “off”. Rreth 70 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga një ose më shumë çrregullime të ngrënies dhe për këtë arsye i nënshtrohen dietave, shpesh pa rekomandime nga mjeku specialist. Por, a është e shëndetshme të mbajmë dietë në këtë vapë?! Ekspertët thonë se rreth 20-30% e peshës që humb gjatë dietës, e rifiton dyfish pas një viti. Por mjekja nutricioniste, Albana Daka thotë se dieta nuk nënkupton mos ngrënien por të ushqyerin në mënyrë të shëndetshme. Ajo sot në studion e Wake Up na dha disa këshilla se cila është dieta më e përshtatshme gjatë sezonit të verës.