Sigal

Qëndrimi drejt apo drejtqëndrimi ndikon drejtpërsëdrejti në mirëqenien tuaj, të qëndrosh drejt do të thotë të ruash formën fiziologjike të shtyllës kurrizore, qëndrimi drejt ndihmon trupin të funksionojë në mënyre perfektë, gjithashtu rrit efikasitetin dhe qëndrueshmërinë. Për shkak të telefonit, kompjuterit dhe angazhimeve të shumta ditore ne e neglizhojmë këtë gjë, ndërkohë që me këto veprime rrezikojmë seriozisht dëmtime serioze deri në shtrembërim. Fizioterapistët, shpjegojnë se nga këto qëndrime të gabuara ne dëmtojmë muskujt, nyjet dhe ligamentet deri në mosfunksionim normal të tyre. Qëndrimi i gabuar sjell lodhje dhe në faza të mëvonshme mund të sjellë dhimbje. Madje sipas studimeve tregohet që shpesh dhimbja kronike e ka burimin nga një qëndrim i gabuar që në rini”.

Përse është i rëndësishëm qëndrimi drejt?

Ndoshta këto fjalë i keni dëgjuar shpesh, por asnjëherë nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur, ndoshta iu është dukur një nga fjalitë më të shpeshta që dëgjonit kur ishit fëmijë ose një nga fjalitë më të shpeshta që i thoni fëmijëve. Pas këtyre fjalëve qëndron një mesazh tepër i rëndësishëm i cili ka si qëllim korrigjimin e posturës. Qëndrimi drejt apo drejtqëndrimi ndikon drejtpërsëdrejti në mirëqenien tuaj, të qëndrosh drejt do të thotë të ruash formën fiziologjike të shtyllës kurrizore, qëndrimi drejt ndihmon trupin të funksionojë në mënyre perfektë gjithashtu rrit efikasitetin dhe qëndrueshmërinë, por me e rëndësishme është ndjenja e mirëqenies.

Qëndrimi i mirë është gjithashtu një parandalim i mirë!

Poor posture mund të sjellë pasoja të ndryshme, një qëndrim i gabuar sjell që muskujt, nyjet dhe ligamentet të mos funksionojnë në mënyrë normale por të tendosen më shumë sesa normale. Kjo mund të sjellë lodhje dhe në faza të mëvonshme mund të sjellë dhimbje. Sipas studimeve tregohet që shpesh dhimbja kronike e ka burimin nga një pusture e varfër që në rini.

Një qëndrim i gabuar mund të ndikojë edhe në funksionimin e organeve, kryesisht ato të barkut, kraharorit.

Çfarë kuptojmë me ‘Good Posture’?

Një posturë e mirë ka disa karakteristika, nëse këto karakteristika nuk plotësohen atëherë jemi të rrezikuar. Tri janë pikat kryesore.

Së pari, shtylla kurrizore ka formën e shkronjës ‘S’, kjo do të thotë se ajo ka 3 lakime që quhen lordozë dhe kifozë fiziologjike. Nëse këto lakime devijojnë nga normalja e tyre, mund të kemi theksim ose sheshim të këtyre lakimeve.

Së dyti, muskujt luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lakimeve të shtyllës kurrizore. Mund të përmendim muskujt e barkut, kofshës, pulpës por pa lënë mënjane të shpinës. Nëse muskujt janë të dobët dhe jo fleksibël atëherë funksioni i tyre nuk kryhet ashtu siç duhet.

Së treti, kyçet si coxo/femoral(Kofshës), gjurit, kavilja ndikojnë në mbajtjen normale të shtyllës duke balancuar lakimet gjatë lëvizjes, duke bërë të mundur ruajtjen e posturës në çdo hap që hidhni.

Si paraqitet postura normalisht?

Postura ka disa karakteristika që vërehen me një vështrim të detajuar. Kjo ka disa pamje.

Frontale(anterior/para)-shihet pozicioni i kokës e cila nuk duhet të jetë e anuar por të jetë në qendër, shihet niveli i supeve, niveli i legenit si dhe gjunjët.(Këto janë disa nga pikat që shihen por ka edhe specifika të tjera)
Frontale(posteriore/mbrapa)-koka dhe shtylla kurrizore duhet të jenë në një vijë të drejtë. Nuk duhet të shohim lakime majtas apo djathtas
Pamja laterale(anash)-shtylla duhet të ketë formën e shkronjës S, nuk duhet të ketë theksime të lakimeve apo sheshime.

Ndërsa kur këto karakteristika nuk janë të ruajtura, si humbja e vertikalesh imagjinare te shpina, apo kemi devijime anësore, disnivel midis supeve etj. atëherë paraqitet postura e gabuar, postura e varfër.