Mjekët japin alarmin: Si po jua deformon telefoni trupin pa e kuptuar!

515
Sigal

Dhimbjet e tmerrshme të qafës dhe
shpatullave kanë një shpjegim që do jua heqë smartphonin nga duart, për ca
kohë!

Vertikalizimi i vertebrave

Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer
në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në
ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i
vertebrave’.

Është e
vërtetë që zhvillimi i teknologjisë krijon nevojën dhe dëshirën për të qenë
gjithmonë i përditësuar me të rejat më të fundit, mirëpo kjo po kthehet në një
rrezik të vërtetë për shëndetin.

Një studim i kohëve të fundit tregon që përdorimi i
aparateve smartphone është bërë vërtet shqetësues: 79% e popullsisë mes moshës
18 dhe 44 vjeç e përdor telefonin celular pothuajse gjatë gjithë kohës, me
vetëm 2 orë pushim në ditë. Ndërsa, sipas fizioterapistes Juliana Balla,
veprimi që shkakton problemet është pikërisht animi që i bëjmë kokës për ta
patur më të lehtë përdorimin.

“Kur ky pozicion mbahet për një kohë të gjatë,
përdoruesit mund të kenë dhimbje shpatulle, qafe dhe dhimbje të forta koke.
Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer
në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në
ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i
vertebrave’. Pra qafa humbet harkun e saj natyral. Një gjë e tillë krijon
tension të tepruar në shpatulla dhe qafë”- vijon shpjegimin Balla.

Pasojat shfaqen tek shumica e përdoruesve, por janë më të
theksuara tek ata që qëndrojnë përpara kompjuterit.

Por
si mund t’i parandalojmë këto deformime?

Ja disa këshilla të thjeshta të cilat mund t’i ndiqni për
të shmangur pasojat:

1. Shkruani
mesazhe të shkurtra. Gjeni kohë për të pushuar duart dhe pjesët e tjera të
trupit nga pozicionet e detyruara. Kur jeni duke kryer një bisedë të gjatë
telefonike, kalojeni telefonin nga një dorë në tjetrën.

2. Mbajeni
telefonin tuaj celular në nivelin e syve sa më shumë të jetë e mundur. E njëjta
gjë vlen për të gjitha ekranet. Kompjuterët laptopë dhe tabletë duhet të jenë
të pozicionuar në mënyrë të atillë që ekrani të jetë në nivelin e syve dhe ju
nuk duhet të shikoni poshtë për ta parë atë, shkruan Anabel. Nëse punoni ne
zyrë, pozicionojeni ekranin e kompjuterit në mënyrë të tillë që koka dhe
shpatullat të jenë në një linjë.

3. Përdoreni
pajisjen me zgjuarsi. Shmangni mbajtjen e telefonin mes qafës dhe shpatullave
kur bisedoni.

4. Shihni të
paktën 20 metra larg çdo 20 minuta për të rifokusuar sytë tuaj. Kijeni parasysh
zgjedhjen e një ekrani më të madh që redukton rrezikun e lodhjes së syve.

5. Për të
parandaluar dëme, si për veten, ashtu edhe për të tjerët, bëni kujdes kur jeni
në timon ose ecni në rrugë.

Është e rëndësishme që në përditshmërinë tuaj të keni dhe një program ushtrimor
për të forcuar këta muskuj. Një ndihmë për ata njerëz që vuajnë nga dhimbja
kronike, do ishte dhe një konsultë me fizioterapistin. Ata mund t’ju ofrojnë
terapi manuale dhe fizike për lehtësimin e tyre. /Gazeta Telegraf/