Virusi i Nilit Perëndimor po kthehet në një kërcënim serioz edhe për vendin tonë.

Kohët e fundit, edhe si pasojë e ngrohjes globale, ky infeksion po përhapet gjithnjë  e më tepër në vënde të ndryshme të botës. Tashmë së fundmi ai është evidentuar në fqinjin tonë Greqi, Itali, Rumani dhe  në shtete të tjera si Amerike, ai ka filluar të bëhet mjaft aktiv  duke shkaktuar dhjetra të vdekur. Prezenca në vëndet fqinje,  me përhapje në  kafshë dhe infeksion në njerëz përbën një rrezik potencial edhe për vendin tonë.

Specialistët veterinarë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare kanë bërë një studim rreth mundësisë së përhapjes së këtij virusi në vendin tonë. Ata e ndërmorën këtë studim duke kontrolluar me serollogji serume kuajsh dhe shpendësh disa nga zonat e Shqipërisë.

Këto specie janë rezervuarë të virusit dhe shërbejnë  si burim për ushqimin e vektorit përkatës, ku nga këto specie , mushkonja vector-Culex pipiens, thithin jo vetëm gjakun por edhe virusin në të. Në të njëjtën kohë, në rastin kur vetë vektori është i infektuar dhe specia rezervuar jo i infektuar, mushkonja injekton tek bujtësi virusin e Nilit perëndimor.

Rezultatet janë impresionante por edhe alarmante.

Nga studimi rezulton se zonat më të rrezikuara të Shqipërisë nga virusi vdekjeprurës janë Lushnja, Fieri dhe Kavaja.

Këto zona në përgjithësi janë zona  me lagështi dhe me kushte të përshtatshme për mbijetesën dhe shtimin e vektorit përgjegjës  për përhapjen e infeksionit. Në këto zona, prezenca e ujrave që qëndrojnë gjatë, moçaleve, kanaleve me ujë të pistë etj, janë kushte  favorizuese për jetesën dhe shtimin e mushkonjave.

Në zonat temperatura mesatare është shumë e ulët në muajt Dhjetor-Shkurt, mundësia e mbijetesës së larvave të mushkonjave është e ulët dhe për pasojë niveli i mushkonjave në periudhën e pikut të aktivitetit të tyre tyre është e ulët, thuhet në studim.

Nga ky rregull bën përjashtim rrethi i Librazhdit , megjithëse njihet për një periudhë të ftohtë në muajt e dimrit. Specialistët mendojnë se lumi i Shkumbinit ndoshta ndikon në këtë temperaturë. Po kështu dhe prezenca e tij në zonën e Zall Bastarit Tiranë mbetet për tu vlerësuar më tej.