Sigal

Djersa është një produkt i mekanizmit të trupit, për të rregulluar temperaturën e trupit, si dhe për të luftuar infeksionet. Një përbërës i njohur i djersës është ‘dermcidin’, që pengon hyrjen e baktereve në trup, të cilat shkaktojnë infeksione të dëmshme.

Deodorantët e zakonshëm bëjnë më tepër dëm, sepse pengojnë procesin natyror të djersitjes. Ata bllokojnë kanalet e djersës me toksinat që përmbajnë, si alumini dhe zhvillojnë baktere, të cilat më pas hyjnë në gjak.

Në fakt, era e keqe nuk shkaktohet nga djersitja, por është rezultat i baktereve që nuk shkatërrohen nga ‘dermcidin-i’. Deodorantët kanë kimikate të rrezikshme dhe toksina, që rrezikojnë shëndetin dhe çojnë në kushte të ndryshme shëndetësore.

Megjithatë, limoni jeshil është jashtëzakonisht i fuqishëm në eliminimin e erës së trupit dhe është një produkt tërësisht natyral dhe i sigurt. Prisni një limon jeshil të freskët në gjysmë dhe fshini pjesët nën sqetull. Lërini sqetullat të thahen dhe pastaj vishni bluzën tuaj. Aroma e limonit të freskët do të zgjasë tërë ditën dhe ju nuk do të keni njolla në rroba. Në këtë mënyrë, ju natyrisht do të shkatërroni bakteret e dëmshme dhe do të shpëtoni nga era e keqe.

Një fetë limoni mund të jetë e mjaftueshme për disa ditë, prandaj sigurohuni që ju të mbani gjithmonë limonë jeshilë në shtëpi.