Mit apo fakt: Larja e dhëmbëve disa herë në ditë shkakton dëmtime të smaltit

33
Dr.Agon F. Bislimi
FAKT: Kjo është pjesërisht e vërtetë, veçanërisht nëse përdorni furçë me qime të forta, pastë mjaft abrazive, nëse ushtroni forcë mbi dhëmbë gjatë larjes së tyre apo përdorni lëvizje të gabuara ( psh. Lëvizje horizontale) . Zakonisht, për të patur një higjienë të mirë orale është e mjaftueshme të lahen dhëmbët të pakten 3 herë në ditë. Megjithatë,nëse keni mundësi t’i lani më shpesh ( ideale do ishte pas çdo vakti) përdorni një furcë me qime të buta, pastë më abrazivitet të ulët dhe respektoni me rigorozitet teknikën e larjes .