Miku më i ri në jetën seksuale, vaji i kokosit

566
Ditët e sotme vaji i koksit përdoret për gjithçka: në gatim, për kujdesin ndaj flokëve apo lëkurës, madje edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Por gjinekologët kanë vënë në dukje edhe një tjetër përdorim.
Sipas gjinekologes Jennifer Gunter, shumë femra kanë nisur të përdoruin vajin e kokosit si lubrifikant gjatë seksit. Nuk ezksitojnë në fakt studime konkrete që provojnë sigurinë e vajit të kokosit si lubrifikant, por ‘deri tani duket mirë dhe pacientët nuk janë ankuar për efekte anësore’.
Eshtë natyral, pa kimikate dhe me një çmim të përballueshëm krahasuar me lubrifikantët që gjenden në farmaci. “Në praktikën time, femrat që kanë problem gjatë seksit, po e pëlqejnë shumë,” thotë Gunter.
Vaji i kokosit ka veti që shmangin infeksionet mykotike në vaginë, që shqetëson një numër të konsiderueshëm të femrave. Por tregohuni të vëmendshëm të pastroheni pas seksit si gjithnjë, por mos u lani në brendësi, asnjëherë!
Vaji i kokosit mund të gjendet edhe në Tiranë apo në disa rrethe në vend.
Sigal