Mike Martin: “Deri në vitin 2050 do të kemi 130 vjeçarët e parë

145
Njëri ndër studiuesit më të shquar të moshës në Europë, Mike Martin, profesor në Universitetit të Zyrihut shprehet se “deri në vitin 2050 do të kemi 130 vjeçarët e parë, ndoshta madje do të përjetojmë njerëz akoma më të moshuar se kaq”.
Zvicerania më e moshuar ka vdekur vetëm para disa javëve, dhe ishte 110 vjeç.
Profesori refuzon që faktin që do të ketë njerëz gjithnjë e më të moshuar, ta vështrojë si një problem.
“Kjo mund të bëhet një problem për sistemet sociale, nëse atë e lidhim me një kufi fiks të pensionimit”, është shprehuar ai për gazetën «Schweiz am Sonntag».
Shkecëtari thjesht kërkon më tepër fleksibilitet.
Fakti që të moshuarit nuk punojnë më, sipas tij, nuk ka të bëjë me aftësitë e tyre, por me atë që atyre nuk iu besohet më një punë.
Zotësitë si përqëndrimi apo kujtesa, kulminacionin e tyre e arrijnë në moshën mbi 60 vjeç.
Kështu, për profesorin, ndërmarrjet duhet të përshtaten dhe të ofrojnë vende pune për 70- apo 75-vjeçarë.
Në realitet, një anketë e «Schweiz am Sonntag» me 1.200 veta tregon që gati 50 për qind e zviceranëve jetojnë 90 e më shumë vjet dhe njëkohësisht mbi 30 për qind e tyre më me qejf do të pensionoheshin në moshën 60 vjeçare.