Migrena është më shumë se sa një dhimbje koke

597
Sigal

Moshat që prek më shumë, kush janë faktorët që e shkaktojnë dhe ilaçet që përdoren pas diagnostikimit

Të zbulosh se çfarë e shkakton migrenën ke zbuluar “çelësin” e saj dhe vetëm një trajtim i saktë sjell kurimin. Migrena është më shumë se një dhimbje koke. Njerëzit mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj të cilat, në më të shumtën e rasteve, shkaktojnë destabilizim të shëndetit nga pak orë në disa ditë, ka raste që edhe më gjatë. Migrena luan një rol të rëndësishëm tek ata që e mbartin këtë sëmundje. Janë dy forma kryesore të saj dhe 70% e njerëzve kanë atë që quhet migrena pa Aura (pamje vizive, zëra, abstraksione), ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë. Normalisht këto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetësime të tjera të migrenës janë pamundësia në përqendrim, konfuzion, probleme në të folur, dobësim etj.. Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena.

për më tepër lexoni gazetën Telegraf