Mësoni si të largoni shenjat e strijave përgjithmonë me këtë truk

126
Strijat për ne gratë janë një ferr i vërtetë pasi janë ekstremisht të vështira për t’u larguar. E rëndësishme është të mësoni si t’i parandaloni, por edhe nëse ju janë shfaqur mos u mërzisni pasi çdo gjë e ka nga një zgjidhje. Nëse dëshironi të mësoni si t’i eliminoni shenjat e strijave, sot ju kemi sjellë disa këshilla për të pasur një lëkurë perfekte.
Këto shenja shfaqen zakonisht gjatë shtatzënisë kur trupi shton peshë ose gjatë pubertetit. Vendet më të zakonshme ku ato shfaqen janë te pjesa e barkut, krahëve dhe te kofshët.
Nëse dëshironi të mësoni si t’i hiqni qafe njëherë e mirë atëherë mbani shënim recetëm e mëposhtme. Na falenderoni më vonë!
Receta
Përbërësit:
2 lugë me sheqer
Lëngu i një limoni
1 lugë vaj bajamesh
Disa pika vaj kokosi
Përgatitja:
Fillimisht merrni lëngun e limonit, më pas shtoni sheqer dhe vajin e bajames, përzieni mirë dhe aplikojeni në zonën ku ju është shfaqur celuliti. Masazhoni në atë zonë për disa minuta. Më pas ju rekomandojmë të bëni një dush të ngrohtë, pasi të thaheni mirë me peshqir aplikoni pak vaj kokosi në zonën që masazhuat në mënyrë që lëkura të hidratohet.
Para së gjithash, ju duhet të përpiqeni që të mos merrni shumë peshë dhe sidomos ta merrni atë menjëherë. Natyrisht, barku dhe gjinjtë do të pësojnë ndryshime gjatë shtatzënisë, por mbani peshën nën kontroll dhe do t’ju ndihmojë të zvogëlojë formimin e strijave, për shkak se lëkura do të jetë më pak e tërhequr.
Një tjetër këshillë e mirë është që të pini shumë ujë për të promovuar hidratimin e lëkurës, në mënyrë që ajo të jetë më elastike.
Të bëni edhe dushe skoceze ndihmon në ruajtjen e lëkurës. Procesi? E lehtë: vetëm kaloni nga uji i nxehtë në ujë të ftohtë në mënyrë të përsëritur, për t’i dhënë efekt lëkurës.
Edhe ushqimi mund të ndihmojë në parandalimin e strijave të shtatzënisë: duke marrë ushqime të pasura me vitaminë E, C dhe D, si perime, fruta dhe peshk do t’i jepni një ndihmë të madhe zhdukjes së problemit.
Kremra ose vajra për strijat gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes do të ndihmojnë në kufizimin e çarjeve të shëmtuara të barkut dhe krijimin e vizave të kuqe.
Në mesin e shumë vajrave të përshtatshme është vaji i bajames, i përshtatshëm për hidratim të thellë të lëkurës dhe për ruajtjen e elasticitetit të saj në mënyrë natyrale. Edhe vaji i ullirit është një nga vajrat e tjera që mund të përdoret në mënyrë të sigurt gjatë shtatzënisë për të parandaluar çarjet e lëkurës.
Gjithmonë mbani mend të mos ndaloni së hidratuari lëkurën tuaj pasi fëmija ka lindur, por vazhdoni edhe disa muaj për të parandaluar krijimin e strijave në periudhën e paslindjes.