Mësoni cilat janë ushqimet që shërojnë migrenën

512
Sigal

Migrena është si një mysafir i padëshiruar i cili vjen pa paralajmërim dhe me vështirësi largohet. Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, atëherë e dini sa e vështirë është kjo.

Normalisht ju mund të përdorni ilaçe apo të bëni ushtrime fizike për të provuar ta shëroni dhimbjen, por këto ilaçe dhe efektet e tyre janë të përkohshme, që nënkupton se dhimbjet e kokës mund të largohen, por vijnë prapë.

Megjithatë, ka diçka tjetër që mund të bëni për t’i shëruar këto dhimbje, ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Përderisa disa ushqime e nxisin migrenën, disa tjera ju ndihmojnë të ndërtoni një mekanizëm mbrojtës kundër tyre dhe ta parandaloni atë.

Avokado

Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë pemë të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lufton migrenën. E pasur me antioksidantë, avokadoja jo vetëm që i largon dhimbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.

Fiqtë

Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën. Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht  parandalon dhimbjet e kokës.

Salmoni

I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trombocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Ndër të tjera, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta luftoni migrenën.