Mësojeni njëherë e mirë/ Të konsumosh apo jo makarona në darkë? Ja çfarë thonë studiuesit…

792
Sigal

Pavarësisht gojëdhënave të shumta, që flasin për rëndim të stomakut apo probleme me tretjen, të konsumosh makarona në vaktin e darkës nuk është e dëmshme.

Një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.

Në të rezulton se nëse ky ushqim i thjeshtë dhe i dashur për shumicën e popullsisë botërore, konsumohet në mbrëmje, ka efekte pozitive në organizëm, qetëson, nuk shëndosh dhe lehtëson gjumin.

Madje sipas studimit, nëse makaronat konsumohen në orët e fundit të ditës në ato raste kur vuajmë nga pagjumësia apo jemi të stresuar, përmirësion ndjeshëm gjendjen tonë, falë përbërësve si triptofani dhe vitaminat e grupit B.