Mënyrat ideale për të pasur dhëmbë të bardhë

679
Dhëmbët e bardhë janë dëshira e secilit nga ne po shpesh për shkaqe nga më të ndryshmet ne kërkojmë që të ruajmë bukurinë e tyre përmes ilacceve të ekzistuese, dhe pse ato efektin e tyre e kanë për një kohë të shkurtër. 
Duhet të mësohemi ti themi jo ilaccit për zbardhjen e dhëmbëve që mund të gjejmë në farmaci dhe të përdorim produkte të ndryshme shtëpiake si; 

Soda e bukës
Soda e bukës njihet si një prej produkteve me më efekt për zbardhjen e dhëmbëve. Përdorimi është shumë i thjeshtë, në vend të pastës së dhëmbevë në brushë vendoseni një sasi të sodës së bukës, por sigurohuni se soda të jetë e lagur sepse nëse është e terur mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Pasi t’i fërkoni dhëmbët shpërlajeni gojën me më shumë ujë sesa që e shpërlani pas largimit të pastës.
Luleshtrydhja
Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminën C, një vitaminë që ju ndihmon që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Këtë metodë mund ta aplikoni duke shtrydhur disa luleshtrydhe, lëngun e të cilave mbajeni per 2-3 minuta në gojë.
Limoni
Limoni në përbërjen e tij ka një “pluhur zbardhues” prandaj shumë njerëz e përdorin për zbardhjen e dhëmbëve. Në një gotë shtrydhni një limon dhe në këtë lëng shtoni pak krip, këtë masë lëreni të “pushojë” pak. Pastaj shpërlajeni gojën për 3-5 minuta.
Lëvorja e bananes
Kjo lëvore është e pasur me magnez dhe kalium, këta dy përbërës largojnë njollat e dhëmvëve në smalt. Për të pasur efekt kjo metodë thjeshtë fshini dhëmbët dy herë në ditë me lëvorën e babanes për 3-5 minuta.
Sigal