Mënyra natyrale si të mposhtni ankthin

489
Nëse ju vuani nga çrregullimet e ankthit, mundohuni të qetësoni veten me ushqim në vend të ilaçeve të cilat kanë dhe efekte anësore. Ja disa ushqime që do të reduktojnë nivelin tuaj të ankthit:
Peshqit me yndyrë
Në një studim të Universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acit yndyror omega 3, shfaqën me rreth 20% më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndyror parandalojnë gjithashtu sëmundje si dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin oculularë, etj.
Çaji kamomilit
Kamomili është i njohur për vetitë e tij shëruese qysh në kohërat antike, por shkenca moderne me sa duket sapo ka filluar ta konsiderojë shkencërisht një fakt të tillë. Shumë doktorë dhe institucione shëndetësore në mbarë botën sugjerojnë përdorimin e çajit të kamomilit për të reduktuar ankthin.
Vezët
Truri ka nevojë për sasi të konsiderueshme të vitaminës B për të funksionuar normalisht. Kur kjo vitaminë mungon, mund të përjetojmë minimalisht konfuzion, nervozizëm dhe ankth, shkruan në një artikull revista amerikane Psychology Today. Pra, sigurohuni që të merrni sasinë e nevojshme të vitaminës B, nga ushqime si bërxolla e derrit dhe e viçit, agrumet, vezët, etj. Vitaminë B është jetike për funksionimin normal të trurit.
Kosi
Ne dimë që truri dhe stomaku komunikojnë midis tyre, por studimet e fundit sugjerojnë se në këtë komunikim përfshihen edhe bakteret. Bakteret e mira (probiotike) jetojnë në intestine dhe ndihmojnë në funksionimin normal të shëndetit gastronomik. Por në vitin 2011, studiuesit irlandez gjetën se, duke u ushqyer me disa baktere protobiotike që gjenden tek kosi, kjo redukton sjelljet që lidhen me ankthin, depresionin dhe stresin.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur me aminoacide L-theanine, të cilat në përgjithësi kanë efekte qetësuese. Në një studim, studentët konsuamuan 200 miligram aminoacide L-thenine përpara provimit dhe ankthi i tyre u reduktua ndjeshëm në krahasim me më parë.
Sigal