Sigal

Sipas një studimi rreth 20% e popullsisë adulte botërore rrezikohet nga sëmundje për shkak se nuk kryejnë aktivitet fizik të mjaftueshëm.

Organizata Botërore e  Shëndetësisë në studimin e saj ka dalë në përfundimin se këto persona që kanë pamjaftueshmëri fizike rrezikohen nga: sëmundjet e zemrës dhe të arterieve, diabeti, probleme mendore dhe disa lloje të kancerit.

Në kërkim u vu re se nga viti 2001-2016 nuk ka pasur përmirësim për sa i përket shtimit të aktivitetit fizik. Në vendet e zhvilluara perëndimore gjatë 15 viteve përqindja e personave që nuk merren mjaftueshëm me aktivitet fizik u rrit nga 31% në 37%. Vendet me përqindjen më të lartë të pamjaftueshmërisë fizike përfshijnë Arabinë Saudite dhe Irakun./Telegraf