Më mirë qep apo presh!?

743
Qepa dhe preshi janë dy perime të shëndetshme me pak kalori që kombinohen mjaft mirë së bashku.
Të dyja këto ofrojnë pak proteinë ndaj duhen kombinuar me perime të tjera me shumë proteinë për të garantuar një ushqyerje të balancuar e të shëndetshme.
Gatimi i tyre është një proces që ndikon në vlerat ushqyese. Skuqja për shembull rrit nivelin e yndyrnave tek secila prej perimeve, ndaj nuk rekomandohet.
Vlerat e qepës
Kur e hani të pa gatuar, qepa ka më pak kalori dhe yndyrë në krahasim me preshin.
Sipas ekspertëve, nëse jeni të përqendruar në uljen e sasisë së kalorive, rënies në peshë apo ruajtjen e peshës, atëherë zgjidhni qepën sepse ka më pak kalori se preshi.
Megjithatë si preshi ashtu edhe qepa kanë pak yndyrë dhe kalori. Një avantazh potencial i qepës qëndron tek aroma që është më e fortë se ajo e preshit.
Aroma do ju bëjë të hani më pak qepë, sepse është shumë e fortë. Qepa përmban më pak sodium se preshi.
Vlerat e preshit
Preshi është më i pasur në disa vitamina dhe minerale në krahasim me qepën. Në 100 gramë presh gjenden 2.1 g hekur — 10 herë më shumë se sasia e gjendur tek qepa.
Hekuri është i domosdoshëm për parandalimin e anemisë dhe kalciumi mbështet shëndetin e kockave.
Preshi përmban sasi të larta të vitaminës C në krahasim me qepën. Preshi përmban edhe vitaminë A ndërkohë që qepa jo.
Sigal