Sigal

Balsami për trupin është një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar lëkurën dhe një dhuratë e mrekullueshme, sidomos për një mama të re, pasi e zbut dhe e ushqen lëkurën e saj të shtrirë dhe mbase me vija në pjesën e barkut.

Pse përmban kaq shumë vlera për trupin ky balsam?

Gjalpi Shea (gjalpë i marrë nga një pemë tropikale në Afrikë) është një burim i madh i vitaminës A, e rëndësishme për parandalimin e vijave në lëkurë dhe rikthimin e elasticitetit të lëkurës.

Vitamina E ndihmon gjithashtu për të parandaluar dhe shëruar shenjat dhe vijat në lëkurë ndërsa vaji i kokosit është plot me antioksidantë dhe super ushqyes.

Vaji esencial Neroli (i prodhuar nga pema e portokallit) është i njohur për stimulimin e rigjenerimit të qelizave dhe për parandalimin e shenjave në lëkurë, ndërsa temjani është përdorur në aromaterapi të projektuara për të ndihmuar nënat të dalin nga dëshpërimi i pas lindjes.

Përbërësit dhe mjetet që ju nevojiten: 

1 filxhan çaji vaj kokosi

1 filxhan çaji gjalpë shea

1/4 filxhan çaij vaj i vitaminës E

30-40 pika vaj esencial neroli

20 pika vaj esencial temjani

tas xhami

rrahëse vezësh

kavanoz xhami me kapak

Përgatitja:

Përziejmë vajin e kokosit dhe gjalpin shea. Shtojmë vajin e kokosit dhe gjalpin shea në një tas xhami.

Nëse vaji dhe gjalpi nuk janë të shkrirë, nxehni mikrovalën në temperaturë të ulët dhe i lini aty për rreth 30 sekonda ose derisa të kthehen në të lëngshme.

I përzieni mirë dhe vazhdoni të shtoni pjesën e mbetur të përbërësve: Shtoni vitaminën E, vajin neroli dhe temjanin.

E zhvendosni përzierjen në një kavanoz. Lijeni të rrijë 2 deri në 3 orë derisa të forcohet.

Mund ta shpejtoni këtë proces duke e vendosur në frigorifer. Ky balsam është mirë të përdoret pas dushit kur poret e lëkurës janë të hapura.

Balsami është shumë i yndyrshëm, kështu që lëreni që ta përthithë mirë lëkura për 10 minuta përpara se të visheni.