Mbani pak kripë gjithmonë në xhepin tuaj

689
Ndoshta ju nuk e keni dëgjuar më parë, megjithatë është koha të tregoni kujdes. Mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën!
Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë. Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.
Prandaj për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.
Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje nëse keni simptomat e lartpërmendura.
Sigal