Maska e duhur për fytyrën që duhet të bëni pas festave të fundvitit

718
Tani është koha që t’i dedikojmë pak kohë fytyrës sonë.
Pas një jave të ngarkuar që kaluam, është moment i duhur për të bërë një maskë për fytyrën, për një lëkurë të butë, të freskët dhe më me shkëlqim. Nuk është e nevojshme për të shkuar në qendra estetike dhe për të shpenzuar para, por mjaftojnë dy përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi: mjalt dhe kos.
Në një tas hidhni 2 lugë kos dhe një lugë mjaft, përzijini mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë për 15-20 minuta (lëkura duhet të jetë e pastër dhe e thatë). Më pas shpëlani fytyrën me ujë nxehtë.
Këtë maskë aplikojeni 1 herë në javë.
Sigal