Masazh kundër tre dhimbjeve të kokës

490
Sigal

MJEKIMI ALTERNATIV/ Shmangni përdorimin e ilaçeve. Shkaqet e sëmundjes burojnë nga jeta jo e shëndoshë

Shkaqet e dhimbjes së kokës janë komplekse dhe vijnë në momente të ndryshme të jetës tonë. Nëse dëshironi të shmangni përdorimin e barnave për lehtësimin e dhimbjes, ose jeni të detyruar si në rastin e shtatzënisë, shiatsu mund të ndihmojë. Në këtë artikull do t’jua prezantojmë në pika të shkurtra këtë një lloj mjekimi alternativ, që në fakt paraqet një lloj masazhi. Ktheheni në shtëpi mbas ditës së mundimshme dhe përveç dhembjes në shpatulla, në të cilën tashmë jeni mësuar, ndjeni edhe dhembje të padurueshme, e cila shtrihet prej syrit të majtë drejt veshit dhe mandej lëshohet qafës teposhtë. Nëse mendoni pak, do të konstatoni se kjo dhembje zgjat tashmë një kohë dhe ndoshta nuk do të ishte keq që të ballafaqoheni me të në mënyrë më përgjegjëse dhe të vetëdijshme.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf