Marrja e ujit (hidratimi) është problem kryesor për trupin dhe për trurin

932
Sigal

Dr. Ndue Nikaj    

Patolog-Internist, Shkodër

Po të marrësh ujë në sasi të mjaftueshme mund të shmangësh shumë probleme të shëndetit.

Sasia e nevojshme e ujit varet nga shumë faktorë si klima,aktiviteti fizik (lloji i punës)

etj., por si rregull duhet të merren deri tetë (8) gota nga 250 ml. ujë pavarësisht sasisë që merret me ushqime ,gjë që konsiderohet si një sasi optimale. Urina e verdhë e qartë ose transparente, dëshmon për një hidratim të mirë;

-nëse ngjyra është e errët e theksuar është sinjal i marrjes së pa mjaftueshme të ujit, prandaj duhet të merret ujë pa tjetër, por keni besim dhe në ndjenjën e etjes, uji është një element potencial (i fuqishëm), për shpirtin, ndjenjat dhe trupin.

Pra, një hidratim i mirë, marrja e një sasie të mjaftueshme uji mbron shëndetin në përgjithësi.

Uji ju shton energjinë

Uji mban një qarkullim të rregullt të lëndëve ushqyese e nutrientëve të tjerë në qelizë, membrana e të cilave është pak e depërtueshme për to, kur janë të dehidratuara (me mungesë uji), kështu prishja e qarkullimit do të ketë pasoja mbi performancën fizike dhe mendore-personat ndjehen të turbullt, amorf, gjë që e vërtetuan kërkimet mbi hidratimin në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe të atij Tuft në SHBA etj. Të gjitha qelizat kanë nevojë për ujë që të funksionojnë normalisht -uji është esencial, kryesor për funksionimin e tyre dhe për shëndetin e tyre thekson Dr. Ronald Novara Kaliforni. Qelizat, jo vetëm kanë nevojë për ujë, por ato notojnë në ujë (si të thuash lahen nga brenda). Në rastin e mungesës së ujit –dehidrimit membranat qelizore bëhen më pak të depërtueshme për fluksin hormonal dhe për lëndët ushqyese drejt qelizës dhe pengohet eliminimi – nxjerrja e mbetjeve. Qelizat dëmtohen në gjithë trupin, gjë që minon energjitë tuaja dhe kështu instalohet – vendoset lodhja, vetëm një analizë e thjeshtë mbi hidratimin e publikuar nga studiuesit në revistën “Nutrition Rewiew” me temë “Uji dhe disa shenja të mungesës së ujit”, Dr.Novaro i përgjigjet pyetjes, se sa ujë duhet të pihet me një rekomandim si citat:- “Pini 6-8 gota(250 ml) ujë, pra 1.5 deri 2 litra ujë, sasi që ndryshon sipas klimës në të cilën jetoni, aktivitetit fizik, stinës dhe mënyrës së jetesës. Nëse keni aktivitet fizik të fortë ose punë me intensitet të lartë sasia e ujit që do të pihet duhet të jetë më e madhe,po ashtu dhe në klimë të thatë, por për çdo gjë këshillohuni më parë me mjekun tuaj. Për të përmirësuar kujtesën tuaj Truri ka nevojë për lëngje për të funksionuar në mënyrë të rregullt duke filluar nga neuronet (qelizat nervore) dhe sinopset. Sipas një studimi “Europea journal of clnical Nutrition”: – mungesa e lëngjeve, tharja është një nga treguesit më të sigurt të rënies së kujtesës dhe e performancës dhe e produktivitetit intelektual (mendor). Dr. Novaro shpjegon se, sipas një ankete popullore vlerësohet se 75% e Amerikës Veriore, vuajnë nga dehidrimi i zgjatur, kjo sidomos në verë, por dhe në vjeshtë, kur temperaturat janë më të larta dhe njerëzit humbin më tepër lëngje përmes djersës dhe avullimit(transpirimit).

Përqendrimi rritet si pasojë e hidratimit

Në se ju vëreni se nuk jeni të vëmendshëm dhe nuk po përqendroheni në detyrat kryesore dhe jeni jo të kujdesshëm në detyrat që iu presin, atëherë: Pini një gotë ujë dhe do të konstatoni rezultatin. Pra, sipas të dhënave shkencore – dehidratimi – mungesa e lëngjeve vë në gjumë proceset e trurit dhe kësisoj ul përqendrimin. Një ushqyerje e shëndetshme, marrja e sasisë së nevojshme të ujit si dhe ushtrimet, qoftë në palestra apo në natyrë, ndihmojnë organizmin, por uji është kryesori për trupin dhe mendjen. Njeriut i duhet uji për të plotësuar, qoftë nevojat për të pirë, për larje, pastrim, pra uji duhet për çdo gjë.

 

Uji iu jep forcë dhe ju bën më të shpejtë

 

Nëse ju ndjeni ulje të nivelit të aktivitetit gjatë ushtrimit të një aktiviteti dhe nuk arrini rezultatin e pritur në stërvitje, edhe pse keni fjetur mjaftueshëm dhe jeni ushqyer mirë – domethënë keni vështirësi për të ngritur pesha ose për të vrapuar qoftë dhe 1 km., kjo iu vjen se keni dehidrim dhe jo mungesë forcash. Kërkimet tregojnë se hidratimi i mirë (marrja e mjaftueshme e ujit) qoftë dhe me 2% jep përmirësim të konsiderueshëm, pra rrit forcat dhe motivimin. Duhet të merret një sasi e madhe uji, sepse rrit energjitë dhe përformimin, produktivitetin mendor dhe fizik në të gjitha fushat. Ju duhet të minimizoni marrjen e shpeshtë gllënjka –gllënjka (çupitjet) qoftë të pijeve energjike,qoftë kremrave, akullore etj. Kështu marrja e akullores ose çipsave etj., duhet të dini se nuk është një gjë e mirë, madje është një zakon i keq, që ju bën të shtoni në peshë. Kur ju duket se keni uri, thoni kam etje dhe merrni një gotë ujë. Shpesh njerëzit jo për fajin e tyre, ngatërrojnë ndjenjën e urisë me atë të etjes, prandaj mos futni gjë në gojë jashtë vakteve, por vetëm ujë dhe do të shikoni se si do ndjeheni të kënaqur. Kur merrni ujin, përtërihen qelizat dhe iu shndrit fytyra. Marrja e mjaftueshme e ujit iu ul oreksin,e ju krijon ndjesinë se nuk keni uri.

Marrja e ujit përmirëson humorin

Mjafton që të jetë 2% nën nivelin optimal marrja e ujit që të prishet humori- kjo sipas një studimi që është bërë tek gratë në Universitetin Conneticat – ku gratë me dehidrim dhe të shkallës më të lehtë, ishin të zymta, pa humor dhe rrezikonin për dhimbje koke dhe lodhje të madhe, ndërsa sapo pinin ujë në sasi të mjaftueshme ulej lodhja, përmirësohej tretja dhe ndihmohej eliminimi i mbetjeve dhe i helmeve të grumbulluara. Kështu ndihmohet edhe jashtëqitja, pakësohej kapsllëku – sepse tranziti i rregullt i zorrëve tregon për gjendje të mirë shëndetësore. Nëse ndiheni të fryrë dhe merrni ujë mjaftueshëm ju vini re se kur bëni procedura masazhimi në fytyrë ju porosisin që të merrni sasi të madhe uji, sepse iu bën të shkëlqejë lëkura, pra jep pamje të re, dhe dijeni se lëkura është organi më i madh në organizmin tuaj me një sipërfaqe shumë të madhe – ajo përmban 30% të të gjithë ujit të trupit. Pra, ka nevojë për elasticitetin dhe për shkëlqim. Po ashtu truri dhe organet e tjera si zemra, mëlçia, veshkat etj. Shumë njerëz theksojnë se nuk duhet të merrni ujë në darkë para gjumit, sepse zgjoheni natën për të urinuar. Kjo ndodh sepse gjatë ditës kur qëndrojmë ndenjur ose në këmbë uji përqendrohet në gjymtyrët e poshtme, prandaj kemi enjte të këmbëve. Ndërsa gjatë natës grumbullimi i ujit bëhet në organe si veshkat, të cilat e nxjerrin jashtë ujin. Uji duhet të pihet sipas kërkesës së organizmit, pra sipas etjes, por marrja e dy gotave ujë pas zgjimit në mëngjes aktivizon të gjitha organet dhe ri-zgjon energjitë, përmirëson humorin dhe bën detoksikimin e organizmit. Nga ana tjetër theksohet se një gotë ujë para gjumit mbron nga ataku në zemër ose goditja në tru, gjë që vjen nga rritja e viskozitetit të gjakut dhe për këtë arsye duhet të pihet një gotë ujë në darkë dhe 100 mg. aspirinë si profilaksi. Sot po punohet nga farmaceutika për të krijuar një aspirinë Kristal me veprim të shpejtë që të përdoret sublinguale (nën gjuhë) ashtu sikur trinitrina. Nëse keni nevojë për pak kalori –duhet të merrni shumë ujë. Në një studim të kryer në mbi 18.000 të rritur që shtuan konsumimin e ujit (nga 1-3 gota plus) në ditë, madje disa pinin dhe 4 gota, thithën 250 kalori më pak, të tjerët që pinin 2 gota shtuan 1 kg. peshë për 1 muaj. Pra që uji është i domosdoshëm kjo dihet, se pa ujë nuk mund të jetohet veçse disa ditë, në kohën që duke marrë ujë pa ushqim është arritur të jetohet deri 1 muaj. Për këtë uji është esencial për trupin, trurin dhe mendjen-shpirtin.