Luleshtrydhja, fruti që zgjat jetën e trurit

1105
Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve. Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet të jenë frutat më të pëlqyera jo vetëm të fëmijëve, por edhe të të rriturve. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ata mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminë C. Po ashtu ajo ka dhe vlera të larta mjekësore duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese.
Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.
Ajo është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.
Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave që me luleshtrydhe por që nuk përmbajnë gaz.
EFEKTET CEREBRALE
Një kërkim shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar luleshtrydhen si një frut të çmuar për ruajtjen e aftësive njohëse të trurit, sidomos atij të femrave. Sipas studimit meritat janë të flavonoideve. Falë këtyre përbërësve, luleshtrydhet janë ushqimi ideal për të mbajtur trurin në formë të mirë.
Flavonoidet janë substanca antioksiduese të pranishme në sasi të mëdha te luleshtrydhet. Ato njihen për aftësinë për të ngadalësuar procesin e reduktimit gradual të aftësive njohëse të trurit, duke i garantuar atij në këtë mënyrë një jetë më të gjatë.
Autorët e studimit janë një ekip mjekësh në “Brigham and Ëomen’s Hospital”, të cilët këshillojnë konsumimin e luleshtrydheve, krahas frutave të tjera të pyllit, për të zgjatur mesatarisht me 2.5 vjet jetën e trurit. Studimi ka nisur në mes të viteve 1970 dhe ka përfshirë më shumë se 120 mijë gra të moshës 30-55 vjeçe, të cilat janë pyetur çdo katër vjet në lidhje me mënyrën e të ushqyerit, stilin e jetës dhe gjendjen shëndetësore.
Studimi ka vazhduar deri në vitet 1990, kur mbi 16 mijë gra me moshë mesatare 74 vjeç, u janë nënshtruar testeve të kujtesës çdo dy vjet. Studimi ka çuar në rezultate domethënëse, të cilat janë publikuar në revistën amerikane “Annals of Neurology”. Sa më i madh konsumi i luleshtrydheve dhe frutave të pyllit, aq më jetëgjatë dhe cilësor aktiviteti cerebral.
Sipas studimit, meshkujt i gëzojnë në mënyrë më të reduktuar vlerat e luleshtrydhes. Luleshtrydhet njihen prej kohësh për vlerat kuruese në rastet e gastriteve dhe hipertensionit. Tashmë, falë studimit në fjalë, i cili ka zgjatur 40 vjet, mund të thuhet se luleshtrydhet janë aleatet më të mira të femrave në luftën kundër degradimit të truri
Sigal