Lulelakëra, redukton rrezikun e kancerit

464
Nuk janë pak, por plot 22 kalori që mund t’i përftosh, nëse konsumon qoftë edhe 30 gram lulelakër të gatuar. Mjekësia popullore në Evropë dhe Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se lulelakra është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, edhe për numrin e lartë të kalorive që përmban, njofton Femina. Lulelakra përmban përbërës që stimulojnë në organizëm prodhimin e enzimave. Këto të fundit realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Është e pasur me antioksidantë – lulelakra përmban vitaminë C dhe mangan, të cilat njihen për luftën kundër radikaleve të lira.
Ka veti antiinflamatore – Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K, lulelakra ndihmon për të reduktuar inflamacionin. Ajo, gjithashtu, është e pasur me acidet yndyrore omega-3, të njëjtat yndyra të shëndetshme që gjenden te salmoni dhe të farat e lirit, por me më shumë kalori.

Përmban shumë fibra – Mesatarja ditore për fibra rekomandohet të mos tejkalojë 25 gram. Lulelakra kontribuon në më shumë se 3 gram të totalit të përditshëm, duke ndihmuar kështu edhe në tretjen e ushqimit. Mban nën kontroll presionin e gjakut – Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga sëmundjet kronike të tilla si arterioskleroza, e cila është shkaku kryesor i sulmit në zemër dhe goditjeve në tru. Lulelakra ndihmon për të mbajtur gjakun të rrjedhë lirisht në të gjitha organet themelore të trupit. Është një paketë e plotë vitaminash – Lulelakra krenohet me numrin e lartë të vitaminave B: 1, 2, 3, 5, 6, 9. Këtu përfshihet edhe acidi folik, kështu që për shtatzënat ose ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë, përdorimi i lulelakrës çdo ditë është domosdoshmëri.
Sigal