Lule lakra të mirat dhe përfitimet shëndetësore

3575
Sapo ta provoni ju do të shijoni gjithë energjinë e pashtershme të fshehur në lëngun e lakrës. Kjo pije quhet ndryshe ilaçi i të varfërve pasi është e përballueshme në çmim dhe ka cilësi mjekësore kuruese. Po ashtu të bën të ndihesh e/i bukur sepse përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve. Çfarë sëmundjesh parandalon dhe kuron?
Kanceri
Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash. Kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve. Një substance e quajtur sulforaphane, gjithashtu mbron qelizat nga sulmi i karcinogjeneve.

Ulçera acute
Ulçera acute mund të kurohet fare mirë me lëngun e lakrës.. Siç thamë më lart, pirja e lëngut të lakrës ndihmon në detoksifikimin e organeve jetike. Vështirë se mund të keni dëgjuar, por lakra përmban vitaminë U e cila ndihmon në forcimin e shtresës së brendshme të stomakut duke e bërë atë rezistente ndaj ulçerave.
Koliti
Lakra ka përmbajtje të lartë sulfuri dhe klorine të cilat e bëjnë atë pastruese të shkëlqyer të zorrës së trashë. Nëse ndjeni fryrje apo gazra pas pirjes, mos u shqetësoni. Ajo po vepron dhe ti ke nevojë për këtë.
Ushqim për trurin
Është plot me Vitaminë K dhe ‘anthocianin’ e cila ndihmon në funksionin e mirë të trurit dhe përqëndrimit. Këta përbërës ndihmojnë edhe në parandalimin e dëmtimeve nervore duke rritur mbrojtjen ndaj alzaimerit dhe dementias. Lakra e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të këtyre përbërësve.
Antioksidant
Antioksidantët që përmban lëngu i lakrës janë perfekte për të përmirësuar lëkurën e thatë, si edhe për të parandaluar plakjen e parakohshme. Pra, përdoreni lakrën çdo ditë në ushqimet tuaja, por edhe për maska dhe trajtime fytyre.
Për kockat
Të gjitha llojet e lakrave të familjes ‘Cruciferae’ janë burim i shkëlqyer Mineralesh & Vitaminash si; Klacium, Magnez dhe Potas. Këto tre minerale esenciale janë të domosdoshme për shëndetin e kockave nga ostoporoza dhe sëmundje të tjera degjenerative për kockat.
Sigal