Luftoni gripin dhe ftohjet me boronicën e kuqe

467
Sigal

Gazeta Telegraf/ Boronica e kuqe është
e pasur me vitamina të ndryshme të tilla si vitaminë C dhe A, dhe minerale. Ajo
ka një nivel të lartë të kaliumit në të.
Studimet kanë treguar
se boronica e kuqe ka efekt pozitiv kundër infeksioneve bakteriale të traktit
urinar. Kjo pemë gjithashtu pengon bakteret që të shumohen në muret e kanalit
urinar.
Boronica e kuqe lufton
ulcerat dhe me sukses eliminon rrezikun e sëmundjeve të ndryshme të dhëmbëve
dhe mishit të dhëmbëve.
Fruta e kësaj peme
është e mbushur me bioflavonoide, të cilat veprojnë si një antioksidant që
parandalon plakjen e organizmit, kanë efekt pozitiv në enët e zemrës dhe
gjakut, dhe është efektive kundër disa llojeve të kancerit të tilla si kanceri
i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë.
Për shkak të niveleve
të larta të vitaminës A, është e mirë në restaurimin e vizionit dhe është i
përshtatshëm për diabetikët, sepse ajo ul nivelin e sheqerit në gjak.
Gjatë gripit dhe
ftohjeve, boronica e kuqe është e rekomanduar për të marrë pasurinë e vitaminës
C e cila vepron si një parandaluese.
Nëse ju keni mungesë
të vitaminës C në trup, rikthejeni atë me boronica të kuqe .Çdo ditë ju duhet
të pini lëng të freskët të boronicave të kuqe dhe sistemi juaj imunitar do të
forcohet