Lodhja kronike dhe mënyrat natyrore për ta luftuar

282
Tani shumë njerëz vuajnë ose jetojnë me sindromën e lodhjes kronike, rezultat ky i nxjerr nga Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve. Lodhja kronike është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga lodhje ekstreme pas tendosjeve fizike ose mendore dhe është e lidhur ngushtë me funksionimin e trurit. Ka disa teori mbi atë që të çon në këtë sindrom, por shkaku i saktë mbetet ende i panjohur. Nëse ju keni sindromën e lodhjes kronike e dini se në disa ditë, madje edhe larja e dhëmbëve tuaj mund të duket si një maratonë. Ju mund të keni provuar çdo trajtim mjekësor ose me ilaçe të ndryshme, të cilat nuk ju kanë dhënë asnjë efekt. Nëse ju jeni në kërkim të një alternative për të përmirësuar gjendjen tuaj, këtu janë katër mënyra që rrisin energjinë tuaj pa ilaçe.
1. Ushtrimi i terapisë
Studimet kanë treguar në mënyrë të përsëritur se terapia vlerësohet si një ushtrim i mirë, që i ndihmon individët me sindromën e lodhjes kronike. Kjo lloj terapie fillon gradualisht me ushtrime të thjeshta si shtrirje dhe lëvizje të ndryshme dhe jo të komplikuara, por që gjithmonë duhen ndjekur udhëzimet. Me kalimin e kohës ju do të jeni në gjendje për të rritur intesitetin dhe kohëzgjatjen e ushtrimit tuaj. Në një studim janë kontrolluar pjesëmarrësit, të cilët i nënshtrohen terapisë dhe individët, të cilët mjekoheshin me barna të ndryshme ose me ilaçe. Në këtë krahasim është vënë re që individët, të cilët merreshin ose ushtroheshin me terapi në mënyrë të konsiderueshme shfaqnin më pak lodhje se individët, të cilët morën kujdesin standart mjekësor.
2. Gjumi
Njerëzit me sindromën e lodhjes kronike shpesh kanë thyer rregullat e kohës për të fjetur gjumë, apo flenë në mënyrë të çrregullt, ose edhe ndoshta mund të vuajnë nga pagjumësia. Rritja e kohës së gjumit dhe cilësia ka treguar se ndihmon në “plotësimin e energjisë që i nevojitet organeve tuaja në mënyrë që të marrin veten dhe që muskujt të jenë në formën e duhur”, rezultat ky i nxjerr nga studime të ndryshme që janë bërë në lidhje me këtë sëmundje. Fjetja adekuate ose e duhur, redukton lodhjen dhe përmirëson energjinë e muskujve duke i bërë njerëzit me sindromën e lodhjes kronike më të fortë për t’u përballur me të. 
3. Ribozë
Ribozë është një sheqer jashtëzakonisht i rëndësishëm, të cilin trupi juaj e përdor për të ndihmuar prodhimin e energjisë. Ajo gjendet tek çokollatat apo biskotat e ndryshme. Ky produkt është një komponent kyç në procesin e krijimit të energjisë brenda qelizave, e cila mund të merret si një shtesë në trupin tuaj, por që ndihmon shumë në përmirësimin e lodhjes, sidomos tek individët të cilët vuajnë nga sindromi i lodhjes kronike. Një studim tregoi se individët të cilët vuanin nga kjo sindromë dhe konsumuan një dozë të caktuar robozë, u ndien më të çlodhur, me qartësi mendore, pa dhimbje dhe pa probleme specifike të trurit. Kështu që është shumë e këshillueshme konsumimi i këtij produkti ose i produkteve që e përmbajnë atë në sasi të konsiderueshme.
4. Vitamina D
Vitamina D është një mungesë e gjetur në masën 50 për qind të popullsisë së përgjithshme. Ndërsa hulumtuesit vazhdojnë të debatojnë rolin e kësaj vitamine tek individët, të cilët vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike, ajo që ne dimë është se në qoftë se ju keni mungesë të kësaj vitamine dhe jeni individë të cilët vuani nga kjo sindromë, nuk mund të vini re përmirësime nëse ju nuk e plotësoni mugesën që keni nga kjo vitaminë. Qëllimi për ta marr atë ndryshon në varësi të gravitetit, të mungesës së saj në trupin tuaj si dhe rëndesës së sindromës së lodhjes kronike tek ju. Megjithatë duhet të dini që para se të konsumoni këto elementë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Të jetosh me sindromën e lodhjes kronike mund të jetë e vështirë dhe frustruese. Me anë të saj ju humbisni mundësinë për t’u ndier mirë, por këto mënyra përmirësimi mund t’ju ndihmojnë sadopak, duke bërë që të ndiheni më pak të lodhur.