Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe tumoreve të trurit

520
Në të shumtën e rasteve tumoret e trurit kanë karakteristika të dhimbjes së kokës: Është e dyanshme, topitëse (jopulsuese), me intensitet mesatar, pa mundim, me të vjella dhe pa përkeqësim gjatë sforcimit fizik. Në 9 % të rasteve, dhimbja e kokës ka karakteristika të migrenës, është e njëanshme, pulsuese, e përcjellë me mundim dhe vjellje dhe rritet gjatë sforcimit fizik. Dhimbja e kokës te tumoret e trurit nuk është fare specifike, pra shumë lehtë e mashtron pacientin dhe mjekun.
Vetëm në 8% të rasteve dhimbja e kokës te tumoret e trurit ka karakteristika tipike në bazë të cilave mund të dyshohet në tumor: është e fortë, atakon komplet kokën, është më e fortë herët në mëngjes, rritet gjatë kollitjes, teshtitjes, përcillet me mundim dhe vjellje ku zakonisht pas vjelljes pacientja/i e ndien vetën më lehtë. Vetëm për këtë lloj të dhimbjes mund te thuhet që është tipike për tumor në tru. Ky lloj i kokë-dhimbjes flet për rritjen e shtypjes intrakraniale. Pacientët zakonisht i frikëson dhimbjes së fortë të kokës. Njerëzit për nga natyra mendojnë se sa më e fortë është dhimbja e kokës, aq më shumë kanë shanse që të kenë tumor në tru. Por realiteti qëndron ndryshe. Disa dhimbje koke të forta, siç është migrena apo ndonjë neuralgji janë plotësisht beninjë. Nëse keni dhimbje koke dhe simptoma bashkëshoqëruese, si: dobësim i shikimit, dobësim i njërës gjysmë të trupit apo humbje e papritur e vetëdijes, atak epileptik (e sidomos kur paraqitet për herë të parë pas moshës 40-vjeçare), humbje të memories për gjera të caktuara, etj, duhet në mënyrë urgjente të bëni një kontroll tek mjeku neurokirurg.
Sigal