Lezhë – Shëndeti oral, ekspertët: Rreth 70% e fëmijëve me probleme

559
Në Lezhë, Drejtoria e Shëndetit Publik ka publikuar shfira alarmante për shëndetin oral tek grupmoshat nën 14 vjeç. Sipas statistikave, rreth 70% e nxënësve të shkollave 9 vjeçare kanë probleme të theksuara me higjenën e gojës si pasojë e moskonsultimit me mjekë stomatologë.

Shendeti oral tek femijët në Lezhë është mjaft i nënvlerësuar.Nen/drejtori i Shendetit Publik në Lezhë, Besmir Frroku, thotë se më shumë se 70% e fëmijëve në shkolla kanë probleme të dukshme me higjenën e gojës, pasi mungon konsultimi me mjekët stomatologë.

Mjeku stomatolog, Kol Prenga, evidenton 3 arsye kryesore të deformimeve të dhëmbëve dhe problemeve të shëndetit oral tek fëmijët në Lezhë.

Gjatë aktivitetit sensibilizues që Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë zhvilloi me nxënësit e shkollave u bë e ditur se ky shërbim mund të merret falas për fëmijët 0 -14 vjeç, ndaj edhe kanë apeluar ndaj prindërve që ti familjarizojnë fëmijet e tyre me mjekët stomatologë.
Sigal