Lëngu ideal që mund të pini në mëngjes

609
Uji i vakët i përzier me lëng të freskët limoni është ilaçi i duhur që ju duhet të konsumoni në mëngjes. Limoni është një agrum i fuqishëm dhe ka një numër përfitimesh për trupin e njeriut. Përveç kësaj është i pasur me magnez, kalcium, hekur, vitamina C dhe B, si dhe përmban antioksidantë, fibra dhe enzime. Disa nga efekete e shëndetshme të tij janë;
Pastron mëlçinë
Kjo pije e thjeshtë e pastron një nga organet më të rëndësishme të njeriut, stimulon traktin digjestiv dhe përmirëson florën e zorrëve.
Pastron lëkurën
Në qoftë se dëshironi që të keni lëkurë të pastër, të butë dhe të bukur, mos heqni dorë nga kjo recetë. Antioksidantët e gjetur në limon ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, si dhe në luftën kundër radikaleve të lira, veçanërisht në periudhën e verës.
Metabolizmi
Është e njohur se limoni është diuretik natyral dhe bën largimin e lëngjeve të tepërta nga trupi. Dihet tashmë se stimulon punën e zorrëve dhe për këtë shkak është i përsosur për të filluar ditën me të.
Energjia
Besoni apo jo, një gotë ujë të ngrohtë me limon ju kthjellë më shpejt se kafeja, si dhe është padyshim një alternativë më e shëndetshme. Nëse nuk doni të hiqni dorë nga kafeja, pini atë një orë më pas.
Efekti antikancer
Pikërisht për shkak se është i pasur me antioksidantë, kjo superfrutë zvogëlon rrezikun e kancerit. Interesante, edhe pse i thartë, limoni në trup krijon kushtet bazë që janë shumë të rëndësishme për një trup të shëndetshëm
Sigal