Lëngu i mentes për të pastruar mëlçinë, si ta përgatisni

670
Mëlçia ka nevojë për ushqime të shëndetshme në mënyrë që të kryejë funksionin e saj në mënyrën e duhur. ushqimet e skuqura, alkooli, duhani janë armiku kryesor i mëlçisë. Ekspertët e shëndetësisë thonë se detoksifikimi i mëlçisë është shumë i rëndësishëm për shëndetin e saj dhe për shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Detoksifikimi i mëlçisë heq toksinat e rrezikshme që grumbullohen rreth saj, përmirëson absorbimin e proteinave etj. Nëse jeni të prekur nga viruset apo sëmundjet e mëlçisë dieta e pastër ushqimore dhe detoksifikimi është shumë i rëndësishëm.

Ja një recetë natyrale shumë efektive në detoksifimimin e mëlçisë:

Përbërësit: Një grusht me gjethe mente, lëng limoni, lëng portokalli, 1 litër ujë i filtruar, mjaltë.

Përgatitja: vloni ujin së bashku me gjethet e mentes për disa minuta. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit dhe më pas shtojini përbërësit e tjerë. Lëngun e krijuar mund ta ruani në frigorifer.

Konsumoni një gotë lëng në mëngjes dhe një gotë në darkë. Lëngu i mentes përveç se do t’ju detoksifikojë mëlçinë do t’ju përmirësojë tretjen gjithashtu.
Sigal