Sigal

Lëkura është një nga pjesët më të rëndësishme të trupit për të cilën kujdesi është gjithmonë i nevojshëm. Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra natyrale, të cilat mund t’i aplikoni mbi lëkurën tuaj nëse keni probleme dhe për t’u ndjerë më mirë.

Lëkurë e irrituar pas rruajtjes

Nëse do të depiloheni me brisk apo thjesht keni një lëkurë të prirur ndaj irritimeve, ju mund të vuani për të gjetur mënyrën se si ta qetësoni lëkurën tuaj. Skuqja e lëkurës nga brisku është aspak e këndshme dhe sigurisht ju bën të ndiheni në siklet.

Megjithatë, ky problem ka një zgjidhje: mjaltin!

I njohur për vetitë e tij antibakteriale, mjalti ndihmon edhe për ta mbajtur lëkurën të hidratuar, të butë, shpjejton shërimin e saj dhe parandalon infeksionin. Thjesht aplikojeni atë mbi fytyrën e irrituar, lëreni të thahet duke e ekspozuar në ajër dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Riaplikojeni mjaltin 3 deri në 4 herë në ditë për aq kohë sa të keni nevojë dhe kështu do të hiqni qafe problemin me lëkurën e irrituar.

Lëkura e thatë

Lëkura e thatë nuk është thjesht jotërheqëse, por edhe shumë e parehatshme. Mielli i tërshërës mund të jetë një zgjidhje për këtë problem të lëkurës dhe madje mund të trajtojë edhe probleme të tjera të saj, si ekzema, puçrra të vogla që kruhen, herpesin, kafshimet nga insektet etj. Thjesht shtoni një filxhan miell tërshëre në një blender për të pasur tërshërë sa më të imët dhe më pas aplikojeni me duar mbi lëkurë. Më mirë të dish sesa të kesh!