Ky perim është armiku i tumoreve

747
Hulumtimet e fundit të bëra në minj kanë treguar se ekstrakti nga farat e brokolit mund ta mbrojë lëkurën nga efekti i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë dhe me këtë të ulë rrezikun e paraqitjes së kancerit të lëkurës.

Te minjtë e ushqyer me brokoli është zhvilluar 25% më pak tumori në lëkurë.

Përveç kësaj këta tumore kanë qenë 70% më të pakta se tumoret të cilat janë zhvilluar te minjtë që nuk kanë qenë të ushqyer me brokoli. Brokoli ka përbërje të lartë të glukozinolatit, që në trup shndërrohet në izotiocianate me efekt të fuqishëm antikancerogjen.

Izotiocianati kryesor i brokolit quhet sulforafan. 

Përveç mbrojtjes nga rrezet UV, kjo perime na mbron edhe në shumë sëmundje tjera, e sidomos është i njohur si një parandalues i gripit.

Brokoli është jashtëzakonisht i mirë edhe për ata që mbajnë dietë për shkak të përmbajtjes së tij.
Sigal